
Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaku, ka lëshuar një deklaratë të frikshme për kuqezinjtë. Gazeta “Ekspres” në Kosovë shkruan se trajneri Bunjaku ka thënë që disa futbollistë të Kombëtares së Shqipërisë, të grumbulluar në Euro 2016, janë gati të luajnë për Kosovën në të ardhmen, pas pranimit të saj në FIFA dhe UEFA. “Nuk them emra, por ka futbollistë, të cilët ishin në Euro 2016 dhe kanë shprehur dëshirën të luajnë për Kosovën. Jemi në pritje të përgjigjes nga FIFA dhe më pas do të ketë emra konkretë”, - u shpreh trajneri Bunjaku. Ai tha po ashtu se Kosova do ta ketë vështirë në Grupin I, ku bëjnë pjesë edhe Islanda, Finlanda, Ukraina, Turqia dhe Kroacia.
Poll