Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Deklarata “bombë” e Sulejman STAROVËS: Tirana po kërkon trajner të ri

Shkruar nga NEWSPORT
Deklarata “bombë” e Sulejman STAROVËS: Tirana po

Bylis u mund ditën e djeshme 1-3 nga Tirana. I ftuar në emisionin “Pressing”, trajneri i njohur, Sulejman Starova foli pikërisht për këtë takim duke u shprehur se ballshiotët janë shkrirë pothuajse fare me 4-5 mungesa.

“Bobi” foli gjithashtu edhe për trajnerin e Tiranës e sipas tij, Egbo nuk është një trajner, por është trajner portierash.

“Egbo nuk është trajner, është trajner portierësh. E ka provuar të bëjë trajnerin. Është një njeri i përsosur, në administrim dhe komunikim me lojtarët.

Ai ka ruajtur harmoninë dhe prandaj ka sukses. Iu thotë: “Djema, futuni në lojë për t’u dëfryer” dhe po i çon drejt titullit. Egbo është trajner portierësh, Tirana po kërkon për trajner.”

“Nëse neglizhon faktin që Bylisi pa publik nuk është Bylis që njohim, plus që Bylis nuk luan pa 4-5 titullarë, skuadra ajo është. Ju po thoni që e vendosi trajneri gabim skuadrën, prandaj ndodhi kjo. Po flasim për Bylisin, mos e spostoni vëmendjen. Të gjithë thamë që Tirana e ka transfertë të vështirë, duke parë Ballshin e tre fazave të para.

Ballshi prapë se prapë luajti, nuk mori edhe një penallti. Aty ka rënë dhe bomba, është shkrirë skuadra. Ballshi u shkri mori fund, si mund të luante? Aq kishte mundësi. Peposhi gaboi, Cobbinah bëri supergol. Gjithsesi, Ballshi reagoi, me ato 10 futbollistë që kishte në fushë. Mund të merrte një penallti”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga