
Tirana do presë sot në 13:45 Kastriotin. Ndeshja e "Selman Stërmasit" vlen për javën e 14-të të Kategorisë Superiore. Bardheblutë do kërkojnë pikët e plota në shtëpi, ndaj një kundërshtari që ka treguar se luan futboll të bukur, duke i hapur punë kujtdo këtë sezon.
Trajneri i kampionëve të Shqipërisë, Nevil Dede duket se do t'i japë Seferit kohën e duhur të ambientimit, teksa sulmuesi i Kombëtares me gjasë do e nisë këtë 90 minutësh nga stoli. 3-5-2 pritet të jetë skema e Tiranës, e ndërthurrur edhe me 5-3-2 në fazën mbrojtëse.
Formacioni i mundshëm:
Bekaj - Ismajlgeci, Hoxhallari, Najdovski, Toshevski - Batha, Toli, Vrapi, Torassa, Halili - Muçi
Poll