
De Rosi është duke pushuar në Maldive me familjen e tij, por në Romë po diskutohet çështja e rinovimit të tij.
Sipas "Corriere dello Sport", zv.kapitenit mund t'i ofrohet zgjatja e kontratës, por me një kusht: përgjysmim të rrogës.
De Rosi fiton 6.5 milionë euro në sezon dhe është ndër më të paguarit në Serinë A (deri 1 vit më parë ishte më i paguari).
"Topi" i mbetet mesfushorit 33-vjeçar, nëse do ta pranojë këtë kusht apo jo, edhe pse shanset janë shumë të pakta të mos nënshkruajë rinovimin, duke ditur dashurinë e tij për Romën.
Kontrata që pritet të firmosë De Rosi do të jetë 2-vjeçare.
Poll