Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

De Biazi parashikon Itali-Spanjë, tregon avantazhet e axurrëve

Shkruar nga NEWSPORT
De Biazi parashikon Itali-Spanjë, tregon avantazhet e axurrëve

Trajneri i Kombëtares kuqezi, De Biazi, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me sfidën e sotme mes Spanjës dhe Italisë. Ndoshta vlerësimi i tij është patriotik, por trajneri ynë beson se Italia do të jetë në çerekfinale. Ja çfarë thotë konkretisht trajneri De Biazi: “Kam shumë besim tek Italia. Nëse ajo luan si në dy ndeshjet e para, ka shanse të jetë në çerekfinale. Them se trajneri Konte do të përgatisë si duhet ndeshjen dhe, pas zhgënjimeve me Spanjën vitet e fundit, mund të marrim revanshin. Kemi mbrojtje shumë të fortë dhe pësojmë shumë pak gola. Po ashtu, dimë të ndërtojmë lojë, sidomos nga krahët, që arrijnë të krijojnë superioritet numerik. Spanja është e fortë, nuk është se e kemi zbuluar tani, por nuk është e pakalueshme. E tregoi Kroacia, ndaj le të luajmë pa frikë, të bindur se rezultati mund të arrijë. Padyshim që do të bëj tifo për Italinë”, - është shprehur trajneri De Biazi për shtypin italian.

Tags:

EURO 2016

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga