Shtypi italian ka marrë mendimin e trajnerit të kombëtares kuqezi për lojtarin që luan në disa role në mbrojtje, i cili po përflitet se është bërë pjesë e Torinos. Arlind Ajeti është një nga futbollistët më të përfolur të momentit të kombëtares, pasi e ardhmja e tij është në udhëkryq për faktin se nuk ka një kontratë. Kështu, skuadra të shumta janë të interesuara për të, duke bërë që ai të ketë dhe mundësi zgjedhje.
Por, pas interesimit të Torinos, mediat italiane kanë zhvendosur vëmendjen te mendimi personal i Gianni De Biazit për qendërmbrojtësin, ku shpreh vlerësimet më të larta. "Unë e pashë atë për herë të parë në "Stamford Bridge", në shtator të vitit 2013, kur Bazel fitoi 2-1 ndaj Chelsea-t të Mourinho. Arlindi luajti 10 minuta nga fundi, duke e bërë mirë rolin e tij. Nga atje kam filluar të ndjek me kujdes atë, edhe pse nuk ka luajtur shumë në Bazel. Ne e bindëm për të zgjedhur Shqipërinë e të rriturve, pasi ai luajti në Zvicër për të gjitha ekipet e të rinjve.
Është mbrojtës agresiv, por në të njëjtën kohë luan pastër. Mund të luajnë me skemën me dy në qendër ose dhe me tre, përshtatjet me role të shumta, pasi mund të luajë edhe para mbrojtjes. Unë kam qenë aq i bindur për cilësitë e tij, ndaj ia kam sugjeruar personalisht Stellones për Frosinonen. Roberto është një mik i imi kur unë isha trajner në atë kohë te Torino dhe unë nuk mund t'i jepja atij një tip më të mirë se Ajeti".