
Azerbajxhani, kombëtare e cila drejtohet nga Gianni de Biasi u mposht me rezultatin e thellë 5-0 në ndeshjen e mbrëmshme përballë Belgjikës. Këta të fundit zhvilluar një ndeshje perfekte duke e dominuar ekipin e ish-trajnerit të Shqipërisë, gjatë gjithë 90 minutave.
Por këtë irritim për humbjen, De Biasi e ka shprehur pas ndeshjes. Në konferencën për shtyp në përfundim të sfidës, tekniku italian ka ‘shpërthyer’ ndaj gazetarëve.
"Nuk jam ulur kurrë përpara gazetarëve kaq idiotë dhe injorantë! Nëse nget një Fiat 500, është e vështirë të mundësh një Ferrari”, është shprehur Gianni de Biasi.
Poll