
David Trezeguet ishte dje në Shqipëri. Ish-sulmuesi francez i Juventus e kaluar mbrëmjen në një nga clubet e njohura, siç është "Mumja". Prezenca e tij në party nuk kishte si të mos vihej re. I njohur në mbarë botën për cilësitë e padiskutueshme në fushën e blertë, Trezeguet u "pushtua" nga femrat për një foto.
Një ndër to ishte edhe moderatorja simpatike, Enxheil Shkira e cila është parë pranë yllit francez. Madje një foto të tillë e ka postuar edhe vetë ajo në Instagram ku shfaqet afër Trezeguet. "Nuk është siç duket", shkruan Shkira në diçiturë për të ngjallur në një farë mënyre dyshime se çfarë mund të ketë ndodhur mbrëmë mes tyre.
Por, këtë e dinë vetëm ata të dy. Kujtojmë që më parë Einxhel Shkira ishte përfolur për një lidhje me sulmuesin e Kombëtares, Bekim Balajn.
[gallery columns="1" size="full" ids="102725"]