
Tirana po kryen përgatitjet në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri 2016-2017. Por organika bardheblu mbetet e paplotësuar, pasi pritet ardhja e disa lojtarëve të tjerë, ku janë kërkuar nga trajneri Daja.
Drejtuesit kryeqytetas po shqyrtojnë mundësitë e tregut vendas, por edhe ai të huaj. Orët në vazhdim priten lëvizje në kampin bardheblu pasi priten tre lojtarë nigerianë, njëri prej tyre pritet të jetë një sulmues me cilësi të larta. Po përpos tre nigerianëve nuk përjashtohet mundësia e ndonjë afrimi nga
tregu vendas, konkretisht nga Superiorja.
Tashmë sytë janë drejtuar nga drejtuesit bardheblu, të cilët priten të bëjnë dhuratën e madhe për stafin teknik.
Poll