Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Daja debuton me Skënderbeun, “zbulon” merkaton dhe të ardhmen e Fukuit

Shkruar nga NEWSPORT
Daja debuton me Skënderbeun, “zbulon” merkaton dhe të

Miqësorja me Bursasporim, që përfundoi në barazim pa gola, i ka dhënë disa informacione shumë të vlefshme trajnerit të Skënderbeut, Ilir Daja, rreth formës së individëve të vecantë te kampionët në fuqi. Në një lidhje telefonike me gazetarin Alban Xhihani për “Zona Gol”, 50-vjecari theksoi se Skëndërbeu mbetet pretendent kryesor për titulluin kampion.

“Starti im me Skënderbeut do të jetë kur të rinisë kampionati, ndërsa ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Bursaspori mora disa indikacione shumë të vlefshme për cdo lojtar. Ky ishte elementi më i rëndësishëm i kësaj ndeshjeje për mua. Mund t’ju them se ekipi që unë drejtoj mbetetet pretendent për titulllin kampion”, u shpreh trajneri i Skënderbeut për Supersport në “Zona Gol”.

Edhe një skuadër cilësore si Skënderbeu, Sipas Dajës, ka nevojë për përforcime, sidomos në fazën sulmuese.

“Në repartin e sulmit na duhet një qendër, por do të ishte mirë të merrnim edhe një sulmues të djathtë, sepse kemi nevojë t’i dublojmë të gjitha rolet. Në këtë miqësore bëri një paraqitje të mirë edhe 18-vjecari Karim. E ardhmja e japonezit Fukui mbetet një cështje e hapur në kampin korcar, por për Dajën, i cili e ka patur nën urdhrat e tij te Tirana, ky sulmues është i vlefshëm për objektivat e skuadrës.

“Do t’i kërkoj presidentit që Fukui të jetë pjesë e Skënderbeut. Besoj se Takaj do ta pranojë propozimin tim”, përfundoi trajneri Daja për Supersport.

Tags:

SUPERIORE

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga