E përditshmja britanike “Daily Mail” i ka dhënë një rëndësi të veçantë kthimit të kuqezinjve në atdhe. Ajo i ka bërë një përmbledhje të gjithë ditës së kombëtarës sonë, nga zbritja në Rinas duke vazhduar më tej te bashkia e Tiranës, ku kanë përmendur kryebashkiakun Veliaj duke i dhënë “Çelësin e Tiranës” heronjve të Francës. Prestigjozja britanike ka përmendur edhe shpërblimin e qeverisë shqiptare për djemtë kuqezinj. I ka bërë një jehonë të madhe stadiumit të ri që do të ndërtohet duke thënë “Shqiptarët do të kenë shtëpinë e tyre. Po përgatisin një arenë të madhe, që do të konkurrojë me stadiumet Europiane”. De Biazi në krye të kombëtares shqiptare, ishte një temë që nuk u harrua të përmendej nga “Daily Mail”, duke i dhënë rëndësinë e veçantë që italiani ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare.