
Skuadra e Vllaznisë ndodhet në Berane të Malit të Zi, teksa po zhvillon një fazë përgatitore në kuadër të sezonit të ri që do të startojë në 7 shtator. Temperatura e ulëta në vendin fqinj kanë bërë që ekipi shkodran të shtyjë qëndrimin e tij edhe me një javë tjetër. Përgatitjet e skuadrës kanë qenë relativisht të një intensiteti të lartë dhe në vazhdim priten të vijojnë me të njëjtin ritëm. Organika e Cungut është plotësuar, por reparti i sulmit mbetet akoma problem te Vllaznia. Drejtuesit shkodranë po mendojnë për një sulmues cilësor, i cili pritet të mbajë peshën e sulmit në sezonin e ri.
Poll