Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çunat e Tironës, dështuat ju? Jo, jo…një e për një, ngrini kokën, për të ngritur Kupën

Shkruar nga NEWSPORT
Çunat e Tironës, dështuat ju? Jo, jo…një e për

Nga Anila Basha

Dështuat? Jo. Erando, Ilion, Mervej, Ruben, Moisse, Oni, Gilman, Erjon, Albi, Olsi, Edvan, Marvin, David e Marlindi, Xhiku apo Fjoralbi, Taku, Grendi apo Romi, Cise apo Ede, Arzeni apo Altini…ngrijeni kokën dhe gjeni forcën ta përballoni këtë situatë që ndoshta është sfida ndër më të rëndësishmet në jetën tuaj futbollistike.

Fotot e lotëve tuaja mbushën faqet e gazetave dhe edicionet sportive me analistët që nuk e shihnin se çfarë loje prodhonit ju në fushë. Jo se nuk dinin, se e kanë profesion dhe dinë ta bëjnë shumë mirë këtë punë. Por nuk donin me vetëdije ta shihnin realitetin e të thoshin se kush ishin çunat e Tiranës.

Dje pashë analistë që komentonin se zgjidhja teknike e Tiranës me të rinjtë ishte e gabuar…

Mos i dëgjo Albi… E di pse? Sepse e bëre me dhimbje koke Starovën e Partizanit kur iu desh brenda 20 minutave që të ndërronte dy mbrojtësa me eksperiencë vetëm e vetëm se nuk të kapnin dot ty në fushën e lojës. Dhe pavarësisht sesi e morën ndeshjen, më vinte për të qeshur kur shihja ata lojtarë me eksperiencë që sic thuhet në ambientet e kafeneve, e studionin në mënyrë të vecantë lojën tënde.

Shtrihesh dhe mbulon fytyrën ti Erjon? As duhet ta bësh. E di pse? Predhat e tua me të majtën në trekëndësh nga distanca, nuk tronditën vetëm portën e Shehit, dhe i prishën rehatin profesor Dajës, por morën urimin e të gjithëve, edhe pse atë ndeshje, Skënderbeu e mori barazim me një gol të parregullt të Salihit, duke na hequr ndjesinë e bukur të fitores dhe gjithashtu tre pikët.

Marvin, të thonë ty se je djalë i ri? Ashtu je…Po nuk është faji yt që me shtatlartësinë tënde, golat me kokë, t’i anulonin kur ishin të rregullt dhe patjetër ishte i nevojshëm 3-pikëshi.

Olsi po ti pse? Kush ishte ai që pati mundësi të të kalonte në krah pa të pasur ty përballë duke prishur aksionet që i mendonin të thjeshta? E harron sa kot ta dhanë kartonin e verdhë në Korçë, thjesht dhe vetëm me urdhër? Jo vetëm ty, por tre futbollistëve…

Kapiten, je i mërzitur? I jep ushqim “hienave” bastexhinj të sportit? E kush më mirë se ti Erando i bëre lëmsh në mesfushë kundërshtarët, që të rrinin majtas djathtas dy e dy për të të mos lejuar të dilje nga mesfusha dhe të hapje topat sa majtas e djathtas për Merveille apo Takun që të ringrinin ekipin drejt portës. E kush më shumë se ty pati zemër për të rimarrë në kontroll lojën, atëherë kur mendonim të gjithë se ishte e vështirë…

Asjon po ti? Nuk mund të shmanget vetëm në një ditë një sezon i gjatë i përjavshëm, disa herë madje dhe dy herë në javë, me energjinë tënde për të vrapuar drejt kundërshtarit, aq sa i detyroje të hidhnin topat jashtë.

Gilman, e pe ç’bëre në 30 minutat e lojës me Gjirokastrën? Ndoshta s’I ke marrë në fushë gjithë minutat, por klasi dhe eksperienca jote na dhuruan spektakël dhe prodhuan gola që ne do ti mbajmë mend.

Nuk bëhet Tirana me të zinj? Ruben, mos u shqetëso nga fjalët, kundërshtarët shpeshherë për ty merrnin urdhëra të të dëmtonin në fushë pa shkak që të lije fushën. Por as nuk pyete për shqelmat e kundërshtarëve.

Merveille? Ç’të të them…Ti si një 18 vjecar i talentuar nuk kishe të dytë dhe nuk besoj se ke të dytë në fushën e lojës. Lojtar si ti këtë sezon, nuk ka mbërritur në Shqipëri. Të hynin e të dilnin para e pas, e ndoshta, pse thoshin I ziu, nuk të shihnin kundërshtarët kur u dilje anën tjetër.

Po Moisse? Kur ka qenë ai rast që ndonjë kundërshtar të ka marrë topin dhe nuk ke qenë ti ai që vrapoje ta riktheje sërish në fushë për ekipin dhe skuadrën tënde? Unë s’mbaj mend ndonjë rast…Analistët sportivë le të hapin arkivën.

Edhe ti Taku je i mërzitur? Punëtor në fushë e aktor përpara porte prodhove jo vetëm lojë, por edhe gola.

Si mund ta mbajë unë mbi kurriz peshën e rënies nga kategoria? Më pyeste, një ditë, Ilioni. Mos e thuaj fare, Ilion Lika. Pritjet e tua spektakolare, i kanë bërë kundërshtarët të dridhen e të të kishin frikë. Thuajse në çdo ndeshje, një apo dy pritje të tuat kanë qenë decizive dhe shpëtimtare.

Ngrini kokën çuna. Keni bërë ndeshje të bukura e keni dhuruar spektakël në fushë. Do të kemi kohë të bollshme në dispozicion për të parë sesi dalëngadalë, një pikë këtu e një pikë atje, tre pikë këtu dhe kulisa atje, Tirana shkoi drejt fundit të tabelës dhe rënies nga kategoria.

Duke dëgjuar emisionet sportive të një dite më parë kur thuhej se të rinjtë e Tiranës ishin pa eksperiencë e largim i lojtarëve me emër që do të cudisnin ekipin, kundërshtarët dhe kampionatin ishin shkaku I dështimit të Tiranës, me kujtohen episodet e të rinjve në fushë, dhe loja që po prodhojnë këta “veteranët” e vjetër në fushat ku po luajnë (analistët duhet të shohin në fakt nëse kanë luajtur apo jo këta lojtarë).

Ndaj le të zbresim në Elbasan Arena kundër Skënderbeut…Me kokën lart dhe pa lot. Ta bëni këtë për veten tuaj, për ekipin, për sakrificat e këtij viti. Bëjeni me zemër, si gjithë këto ndeshje, edhe pse të zhgënjyer. Një fjalë e urtë thotë se “nuk bie nga dyshemeja”. Tiranën e rrëzuan pak e ngapak poshtë, në dysheme. Nga dyshemeja nuk rrëzoheni dot. Tani fillon vetëm ngritja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga