Andres Iniesta ka folur për ndeshjen e sotme me Italinë. Ylli i kombëtares spanjolle, e ka pranuar se janë të zhgënjyer, por po ashtu edhe se Italia ka qenë skuadër më e mirë. Ai tha se në pjesën e dytë kanë luajtur më mirë, por që nuk ishte e mjaftueshme për të fituar takimin.
“Ne duhet të pranojmë se jemi të dëshpëruar. Ata ishin më efektiv se ne në momentet vendimtare. Në pjesën e dytë luajtëm më mirë, por nuk ishte e mjaftueshme”, tha Iniesta pas ndeshjes.