
Klubi i Kukësit në faqen zyrtare të klubit ka njofuat futbollistin Felipe Moreira Santos, për tu bashkuar me ekipin. Pas shumë kërkesash nga ana e klubit dhe mungesës së përgjigjes për të disatën herë, ky është njoftimi i fundit që verilindorët bëjnë për lojtarin.
Njoftim për lojtarin Felipe Moreira Santos
I nderuar z. Moreira,
Ju njoftojmë se jeni larguar nga FK Kukesi pa leje dhe pa njoftuar dhe nuk jeni paraqitur pranë klubit për fazën përgatitore, e cila filloi në datën 05.01.2017 në Antalya, Turqi dhe nuk i jeni pergjigjur pozitivisht thirjes sone per t'iu bashkuar ekipit deri diten e sotme, edhe pse ju kemi lajmeruar shkreserisht dhe elektronikisht me date 09.01.2017.
Për këtë arsye po iu kerkojmë, per here te fundit, të paraqiteni pranë klubit brenda datës 26.01.2017, në të kundërt do ta konsiderojmë zgjidhje të njëanshme nga ana juaj të kontratës të nënshkruar midis palëve tona.
[gallery columns="1" size="full" ids="74817"]