Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Çudira shqiptare, drejtuesit e Luftëtarit u japin gjysëm rroge lojtarëve

Shkruar nga NEWSPORT
Çudira shqiptare, drejtuesit e Luftëtarit u japin gjysëm rroge

Te Luftëtari vazhdon ende çështja e rrogave të pa shlyera. Lojtarët vazhdojnë të jenë në pritje për të marr pagat e muajve të kaluar, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende. Sipas asaj që konfirmohet nga vet lojtarët, ata kanë marrë vetëm një gjysëm rroge edhe pse u është premtuar se do të shlyhen të gjitha detyrimet ndaj tyre. Drejtuesit e klubit u kanë premtuar lojtarëve që pas ndeshjes ndaj Partizanit lojtarët do të marrin të gjitha rrogat dhe në rast të një rezultati pozitiv do të përfitojnë edhe premion e premtuar nga presidenca.

Bëhët fjalë për një premio prej 10 mijë eurosh në rast se skuadra do të marri 4 pikë në dy ndeshjet e fundit. Gjirokastritët arritën të merrnin një fitore të rëndësishme javën e kaluar në Korçë dhe do të kërkojnë të përsërisin të njëjtin suksese edhe ndaj Partizanit, kjo dhe për faktin se lojtarët dëshirojnë të përfitojnë edhe premion përpara festave të fundvitit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga