
Çudirat në futbollin tonë nuk kanë të ndalur. Ndeshja mes Elbasanit dhe Besës, e vlefshme për Kategorinë e Parë po afron, por askush nuk e di se kur dhe ku do luhet sfida. Arseyja ka të bëjë me faktin se nesër në ''Elbasan Arena'' do luhet një tjetër përballje, ajo e Kukësit me Teutën. Situatë me të vërtetë kaotike, e ndërkohë që jemi pak orë larg ndeshjes nuk ka akoma një vendim.
Sikur të mos mjaftonin problemet e pafund të ekipit të Elbasanit, tani ka edhe probleme të tilla. Gjithsesi, shpresojmë që gjithçka të zgjidhet sa më shpejt.
Poll