Në moshën 37 vjeçare shumë sporist janë në shtëpi duke shijuar pensionin por për një sportist si Cristiano Ronaldo që nuk ngopet kurrë, ai vazhdon e luan në nivelet më të larta. Botërori i Katarit pritej të tërhiqte Ronaldon nga Kombëtarja portugeze por në një deklaratë gjatë marrjes së çmimit “Quinas de Ouro” si golashënuesi më i mirë i dhënë nga Federata Portugeze e Futbollit, vetë Cristiano nuk kërkonë të ndalet.
“Udhëtimi im nuk ka përfunduar ende. Do të jem i pranishëm në Kampionatin Botëror të Katarit por do të luaj edhe në Kampionatin Europian të 2024. Nidhem shumë i motivuar dhe ambicia ime është akoma e madhe.”- deklaroi Ronaldo pas marrjes së çmimit.
Poll