
Bota është në kaos për shkak të përhapjes në masë të virusit Covid-19. Ndihma financiare nga ata që kanë mundësi nuk ka munguar. Këtë rradhë ka qënë Cristiano Ronaldo dhe agjenti Jorge Mendes që kanë dhuruar 1 milion euro për 3 spitale në Portugali ku procedohet me kurën intensive. Gjest për t'u vlerësuar ky, duke parë që edhe në Portugali Coronavirus është përhapur.
Ronaldo ka disa javë që është larguar nga Italia. Ylli portugez kishte deklaruar se me rëndësi është shëndeti i njerëzve. Futbollii është gjëja e fundit që mund të flitet tani.
Poll