
Cristian Chivu ka qenë një nga lojtarët protagonist të Interit në fitimin e tripletës. Mbrojtësi ka luajtur me Ajax, Romën dhe Interin, në një intervistë të dhënë për "Radio Nerazzurra", Chivu rikthehet të flas për të kaluarën e tij si dhe transferimin në Milano.
"Te Roma kam luajtur me Panuçin dhe Samuel dhe kemi bërë një sezon të madhe, por gjetëm përballë një Milan që gaboi me pak se ne. Transferimi te Interi? Roma nuk dëshironte të më shiste te Interi, kisha vetëm një vit kontratë. Pas finales së fituar kundër Interit, kam folur me drejtuesit e Romës duke iu kërkuar të shisnin te Interi në rast të një largimi. E dija që kishte interesim nga zikaltërit dhe kisha arritur një akord. Kur isha me pushime me telefonojnë që që të shkoja në Madrid pasi ishte arritur akordi, por dëshira ime ishte e qartë. Nuk doja të largohesha nga Italia pa fituar kampionatin dhe mendoja se vetëm me Interin mund ta arrija këtë gjë. Roma nuk dëshironte të më shiste te zikaltërit, por presidenti Moratti arriti t'i binde dhe në fund u arrit".