
Covid-19 është përfshirë edhe në futbollin shqiptar. Pas Kukësit që ka në radhët e saj 4 të infektuar, dy lojtarë, trajneri Gega dhe zëdhënësi për shtyp, këtë herë është Lushnja. Skuadra lagunare ka 3 lojtarë të infektuar që kanë rezultuar pozitivë.
Ditën e djeshme, Dionis Musaku, Adriatik Bashak u konfirmuan të infektuar, ndërsa pozitiv është konfirmuar edhe Aldo Qoshku. Mesfushori ishte në pritje të përgjigjes së tamponit dhe pas rezultatit ka mësuar që është prekur nga Covid-19. Lajmi i mirë në kampin lushnjar është që mesfushori Fabjan Blaçkollari pas tamponit ka rezultuar negative dhe do të jetë gati ndaj Tomorit.
Poll