Kategoria Superiore është ndalur për shkak të coronavirusit. Ashtu si çdo gjë tjetër edhe futbolli pritet të fillojë në një moment të dytë.
Edhe pse shumë gjëra janë ndalur për shkak të kësaj pandemia, te Kukësi vijojnë punimet për ndërtimin e stadiumit të ri. Punimet nuk po ecin me ritme të shpejta pasi përmbushen edhe kushtet që puntorët të ruhen nga coronavirusi.
Kukësi prej dy sezonesh I luan ndeshjet jashtë stadiumit të tij për shkak se “Zeqir Ymeri”, po i nënshtrohet rikostruksionit. Me shumë mundësi, stadium I ri mund të jetë gati për sezonin tjetër edhe pse pandemia e coronavoirusit ka ulur vrullin e punës.