
Shtyrja e kampionatit nga ana e FSHF-së dhe moszhvillimi i asnjë ndeshje deri në një vendim të dytë, ka bërë që edhe klubet të shohin mundësinë e pezullimit të aktiviteteve stërvitore. Një gjë të tillë e ka bërë edhe klubi i Tiranës, që nëpërmjet një komunikimi në kanalet zyrtare ka vendosur pezullimin e të gjitha seancave stërvitore si shkak i Covid-19. Kjo është një nga masat që bardheblutë kanë ndërmarrë për lojtarët dhe stafin.
Njoftimi i klubit bardheblu:
Anullohet gjithçka...
KF Tirana, pas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit për anullumin e të gjitha aktiviteteve sportive, ka vendosur pezullimin e seancave stërvitore deri në një vendim të dytë pas rasteve të shfaqura me COVID-19.