Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Nuk pritej! 'Zhdukja' e penalltive... çfarë po ndodh me Serie A?

Shkruar nga NEWSPORT
Nuk pritej! 'Zhdukja' e penalltive... çfarë po ndodh me
Serie A

Sezoni 2025-2026 në Serie A ka nisur me një detaj që pak kush do ta kishte parashikuar.

Në javën hapëse nuk u dha asnjë penallti. Një situatë e pazakontë për kampionatin italian, ku vitet e fundit 11-metërshat kanë qenë jo vetëm të shumtë, por shpesh edhe “mollë sherri”.

Ky ndryshim sinjalizon një qasje më të kujdesshme dhe të përmbajtur nga ana e arbitrave, me synimin për të eliminuar situatat e dyshimta dhe për të ndëshkuar vetëm ndërhyrjet e ashpra në zonë.

Nëse kthehemi pas në sezonin 2019-2020, numri total i penalltive ishte plot 186. Krahasuar me sezonin e fundit, ku u dhanë vetëm 104, vihet re një rënie e ndjeshme.

Drejtori i arbitrave për Serie A dhe B, Gianluca Rocchi, ka theksuar domosdoshmërinë e zbatimit të saktë të rregullave dhe evitimin e vendimeve që nxisin polemika.

Trajnimet e reja për gjyqtarët dhe përdorimi më efikas i teknologjisë janë pjesë e strategjisë për të garantuar vendime më të drejta dhe më pak të kontestuara.

Poll

Lexo gjithashtu