Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Coronavirusi në Shqipëri, FSHF shtyn pa afat një tjetër aktivitet të rëndësishëm

Shkruar nga NEWSPORT
Coronavirusi në Shqipëri, FSHF shtyn pa afat një tjetër

Coronavirusi që ka ndryshuar rrjedhën normale të jetës në mbarë Globin, nuk mund të sillte gjëra më të mira edhe për Shqipërinë. Me aktivitetet sportive të shtyra, tanimë Federata Shqiptare e Futbollit shtyn edhe Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme, programuar për në 9 prill.

Sipas njoftimit të bërë nga Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, kjo Asamble do të mbahet në një moment të dytë, pasi situata e vështirë të kalojë. Vendimi është marrë menjëherë pas shtyrje pa afat të kampionatit, teksa shkresa mban datën 13 mars.

Mesazhi i Ilir Shulkut:

Përshendetje, Se pari, uroj te jeni te gjithe mire familjarisht. Ju informoj per vendimin qarkullues Nr.03, date 13 Mars 2020 te Komitetit Ekzukutiv per shtyrjen e Asamblese se Pergjithshme te Zakonshme.

Sikurse jeni njoftuar edhe me pare, Asambleja ishte parashikuar per tu mbajtur me date 9 Prill 2020 Duke pare situaten e emergjences ne cilen ndodhemi si pasoje e perhapjes se Covid 19, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-se ka vendosur te shtyje punimet e Asamblese, ne nje date tjeter ashtu sic parashikohet edhe ne Statut.

Per sa me siper, do tju veme ne dijeni per daten qe do te caktohet duke monitoruar situaten ne vijimesi. Duke ju falenderuar per mirekuptimin tuaj, Ilir Shulku.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga