Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Coronavirusi ndal Dejvi BREGUN, Kukësi fërkon duart, Torasa mban “peng” Tiranën

Shkruar nga NEWSPORT
Coronavirusi ndal Dejvi BREGUN, Kukësi fërkon duart, Torasa mban

Do të transferohej në skuadrën e Hamarbit në Suedi, por situata e krijuar nga Coronavirusi ka lënë në shtëpi Dejvi Bregun. Mesfushori i talentuar vlonjat do të vijojë të kontribuojë për Skënderbeun deri në përfundim të sezonit, më tej rrezikon të largohet me parametra 0 pasi i përfundon kontrata. Cilësitë e mrekullueshme të 24-vjeçarit e bëjnë padyshim lojtarin më të preferuar në treg.

Kësisoj, pas largimit të Abazajt në fund të sezonit, Kukësi mund të hidhet në sulm për shërbimet e tij. Veç verilindorëve edhe Tirana është e joshur nga performance e shtashkurtrit. Megjithatë hë për hë bardheblutë janë të fokusuar në organikën aktuale. Dhe me një super Torasa në formë, afrimi i Bregut vetëm sa do të shtonte “hallet” për formacionin te 24-herë kampionët e vendit.

Kampionati është pezulluar dhe në fund të tij do të mësohet çdo të ndodhë. Argjentinasit i përfundon kontrata në fund të sezonit. Palët priten të ulen për të biseduar. Nëse do të ketë një dakortësi, Bregu do të mbetej vetëm një opsion. Por, nëqoftëse nuk do të gjendet gjuha e përbashkët me Torasën s’do të ishte çudi që Bregun ta shihnim me ngjyrat bardheblu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga