
Covid-19 ka ndryshuar rrjedhën normale të aktiviteteve sportive, duke bërë që shumë lojtarë të jenë të pasigurt për të ardhmen e tyre, kjo edhe si pasojë e kontratave që janë në përfundim. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Amir Abrashit, lojtarit të Kombëtares kuqezi që është pika kyçe e Freiburg në Gjermani.
Lojtarit i përfundon kontrata në fundin e qershorit të këtij viti, me Abrashin që është i pasigur për të ardhmen. Shtatshkurtri do të ishte i lumtur nëse do të rinovonte me gjermanët, por situata e rëndë prej Coronavirusit ka ndalur gjithçka. Mesfushori luftarak është shoqëruar këtë sezon nga disa dëmtime, që e kanë mbajtur jashtë fushave të blerta.
Poll