Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Coronavirusi dhe kampionati shqiptar, Armand DUKA dhe 500 mijë euro të kursyera… President, koha për të kthyer sytë nga Kosova!

Shkruar nga NEWSPORT
Coronavirusi dhe kampionati shqiptar, Armand DUKA dhe 500 mijë  euro

Shqipëria është në karantinë dhe qysh prej 12 marsit 2020 topi i futbollit dhe gjithë aktivitetet e tjera sportive janë ndalur. Në këto kushte, me afatin e pacaktuar se kur do të rinisë aktivieti normal, klubet janë të detyruara të paguajnë lojtarët e tyre sipas kontratave. Edhe pse në një situatë të paprecedentë, futbolli shqiptar ka nevojë që organizatorët t'i dalin për zot.

Nëse jo shteti, atëherë Federata Shqiptare e Futbollt duhet të mbështesë me aq sa mundet klubet, duke iu dhuruar të paktën pjesën e rrogave. Në situatën e Covid-19, mbarë ekonomia globale ka ndalur motorrët, ndërsa Shqipëria jonë e varfër nuk mund të bënte ndryshe. Me buxhete dhe financime modeste nëse i krahasojmë me rajonin, ekipet shqiptare vijojnë të mbeten në këmbë.

Shembulli që na vjen nga Kosova, aty ku Ministria e Sportit dha një fond prej 5 milion eurosh për sportin është tejet pozitiv. FSHF, Liga Profesioniste dhe Shoqata e Futbollistëve i kanë kërkuar zyrtarisht ndihmë shtetit sa i takon pagave për lojtarët dhe stafet, ndërsa ende nuk ka një përgjigje. Federata shqiptare e Futbollit do të duhet të japë vetë ndihmesën e para, me aq sa mundet.

Në këtë periudhë të ndaljes së gjithçkaje, ekipeve kombëtare shqiptare iu janë anulluar afro 8 ndeshje miqësore, që nëse i marrim të mirëqëna shpenzimet e fluturimeve, grumbullimeve apo akomodimeve, do të kapnin shifrën e afro 500 mijë eurove. Shumë kjo e "shpëtuar" për FSHF-në. A nuk do ishte e udhës që ky fond t'i vihej në dispozicion klubeve në këtë situatë kaq të vështirë? /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga