
Antonio Conte ka shpërthyer në konferencën për shtyp pas ndeshjes së Tottenham me Southampton. Ekipi i tij barazoi 3-3 në transfertë dhe Conte nuk e ka kapërdirë këtë rezultat pasi Tottenham po fitonte 1-3 dhe pastaj la dy pikë duke pësuar dy gola. Conte bëri me faj lojtarët por nuk u kursye edhe ndaj klubit.
“Problemi është se ne kemi treguar që nuk jemi një ekip. Jemi 11 lojtarë, por unë shoh lojtarë egoistë në fushë, që nuk duan të ndihmojnë veten, që nuk luajnë me zemër, por kështu janë mësuar prej kohësh këtu. Klubi ka përgjegjësi për merkaton, trajnerët. Ku janë lojtarët? Ata nuk duan të luajnë nën presion. Nuk duan të luajnë nën stres. Historia e Tottenham është kjo, në 20 vjet ata nuk kanë fituar asgjë. Kush e ka fajin, klubi apo gjithë trajnerët që shkojnë e vijnë? Deri tani jam munduar ta fsheh situatën, deri në fund kanë mbetur edhe 10 ndeshje. Për çfarë mund të luftojmë kështu? Për vendin e 7 apo të 8? Jam shumë i mërzitur”, ka përfunduar trajneri italian i Tottenham.