Interi është shumë pranë titullit kampion të 19-të në histori. Zikaltërit kryesojnë Serie A me 74 pikë pas 30 javësh dhe janë 11 pikë nga vendi I dytë që mbahet nga Milani. Në një intervistë për “Sky Sport”, mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar e pranon që nuk e prisnin që të kishin kaq shumë diferencë pikësh me ndjekësit. Në fund, sllovaku që është një pikë kyçe në formacionin e Contes ka theksuar se titulli është pranë do të vijë shumë shpejt.
“Me siguri ky avantazh është i rëndësishëm për të gjithë ekipin edhe pse nuk e prisnim një gjë të tillë. Po punojmë për t’u ngritur sa më lart dhe stërvitemi me përqendrim maksimal. Ne po bëjmë mire, Conte na tregon çdo ditë se nuk duhet të shikojmë asgjë por duhet të punojmë dhe të përballemi me çdo kundërshtar në mënyrën më të mirë të mundshme, pa bërë llogari. Nuk jemi vetëm tre mbrojtës që mbrojmë, por i gjithë ekipi. Merita është gjithashtu për mesfushorët dhe sulmuesit.
Është e rëndësishme të kesh lojtarë të fortë në sulm që mbajnë topin dhe shënojnë shumë gola. Unë i përgëzoj për mënyrën se si na ndihmojnë. A mund ta themi fjalën Scudetto (titull)? Më mirë të mendojnë ndeshje pas ndeshje. Sa më shpejt të vijë titulli kampion, aq më mirë është”, u shpreh Skriniar.