
Tottenham mori një tjetër rezultat zhgënjyes në fundjavë duka barazuar 3-3 në fushën e Southampton. Ky rezultat bëri që Conte të shprërthejë në konferencën për mediat pas sfidës. Ai pati kritika të ashpra sidomos për lojtarët duke i quajtur “egoistë”. Gjithashtu italiani pati edhe thumba për klubin duke i cilësuar si dështakë që nuk kanë fituar asgjë prej 20 vitesh.
Këto komente dhe rezultatet e fundit të ekipit kanë bërë që klubi të rishikojë pozicionin e trajnerit. Mediat në ishull raportojnë se shkarkimi i Conte është çështje kohe. Presidenti Daniel Levy dëshiron të ndajë rrugët me ish-trajnerin e Interit që pa mbaruar sezoni dhe do t’i duhet të gjejë një zëvëndës të paktën për ndeshjet e mbetura në Premier League.