Skuadra e Skënderbeut u mund dje nga Young Boys, në ndeshjen e Europa League. Për korçarët nuk ishte i disponueshëm futbollisti, Marko Radas. Por gjithsesi ai ka udhëtuar drejt Zvicrës për të ndjekur ekipin.
Ka qenë gazetarja e Supersport, Sidorela Gjoni, ajo që ka postuar një foto bashkë me Radasin, nga Aeroporti i Baselit.
Gjoni madje ka thënë se është me Connor McGregor, duke bërë shaka kështu me pamjen e Marko Radasit, i cili ka një ngjashmëri të madhe me boksierin irlandez.
Poll