
Lionel Messi do të vazhdojë karrierën e tij te Inter Miami në Amerikë. Akuadra amerikane ka kompletuar transferimin e argjentinasit dhe tani po synojnë të marrin të tjerë yje të Europës.
Angel Di Maria është lojtar i lirë në treg dhe tashmë mund të transferohet në MLS dhe të luajë bashkë me Messin, shokun e kombëtares. Por jo vetëm kaq, pasi tentohet edhe Sergio Busquets.
Ky i fundit gjithashtu është pa skuadër dhe bashkimi me “Pleshtin” mund ta joshë. Nëse arrihen edhe transferimet e Di Marias dhe Busquets, te Inter Miami do të formohej një 3-she e frikshme për çdo kundërshtar.
Poll