
Claudio Marchisio , ish-mesfushori i Juventusi dhe Zenitit është në kërkim të një skuadre të re. Prishja e kontratës me kampionët e Rusisë e detyroi Marchision që të mbetet pa skuadër dhe si lojtar i lirë ka të drejtë të zgjedh.
Siç shkruan "Tuttosport" italiani mori oferta nga vendet arabe, me Al-Hilal që ishte skuadra më e interesuar.
Një klub në të cilin do të gjente edhe ish-shokun e tij te Empoli, Juventusi dhe kombëtarja, Sebastian Giovinco. Mbetet të shihet zgjedhja e 33 vjeçarit, që tashmë është në kërkim të një eksperience të re.
Poll