Ilkay Gundogan është një nga yjet e skuadrës së Pep Guardiolës, mesfushori është shumë i përfolur për një largim të mundshëm nga “Etihad”, me Barcelonën që është shumë afër marrëveshjes me të.
Lojtarit gjerman i përfundon kontrata në fund të këtij sezonit dhe sipas mediave britanike nga drejtuesit e Manchester City i është ofruar një rinovim kontrate.
Si një nga liderit e “Qytetarëve” në Angli nuk dëshirojnë largimin e tij dhe tashmë synojnë ta blindojnë me një kontratë të re. Kjo ka bërë që lojtari të favorizohet më shumë nga rinovimi se sa të mendojë largimin drejt “Camp Nou”.
Gundogan ka luajtur 48 herë në të gjitha garat këtë sezon, duke shënuar 9 gola, katër prej të cilëve në javët e fundit kundër Everton dhe Leeds.