
Christian Pulisic u intervistua nga TV zyrtar i kuqezinjve në prag të Newcastle-Milan. Amerikani vlerëson kundërshtarët dhe rëndësinë e ndeshjes, ndërsa shprehet se është i kënaqur me mënyrën sip o shkon viti i tij i parë si rossoner.
"Sigurisht që do të jetë një ndeshje e vështirë, na pret një ndeshje e vështirë, ne luajmë në një stadium të komplikuar, por jemi përgatitur shumë mirë dhe do të japim gjithçka për të fituar dhe për t'u kualifikuar në Champions League. Newcastle luan intensivisht, presim shumë ndërhyrje mbrojtëse dhe intensitet në fushë. Duhet të jemi gati dhe të bëjmë një lojë të mirë nëse duam të fitojmë”, deklaroi sulmuesi amerikan.
Për kualifikimin: "Duhet të fokusohemi në fitoren e garës dhe ne kemi kontroll vetëm mbi atë aspekt. Ne do ta dimë fatin tonë në grup vetëm në fund, por do të luajmë lojën tonë, duke shpresuar të bëjmë mirë dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë."
Në vitin e tij të parë me kuqezinjtë: "Ndihem shumë mirë. Sezoni im i parë po shkon mirë, me disa ulje-ngritje, por po argëtohem shumë dhe ndihem gati për këtë ndeshje."