
Real Madrid nuk po kalon një periudhë të mirë dhe në këto kushte drejtuesit e klubit po mendojnë se në ekip duhet të vijnë emra të tjerë dhe një prej tyre është Christian Eriksen, raportojnë mediat spanjolle, por jo vetëm.
Mirëpo diçka të tillë për momentin e ka mohuar vetë lojtari, i cili është shprehur se tashmë është shumë i lumtur te Tottenham Hotspur. "Unë mund të them se jam shumë i lumtur edhe këtu ku jam tani", është shprehur Eriksen, duke i vënë 'kapakun' një transferimi të tij në "Santiago Bernabeu".
Poll