
Chris Smalling është duke bërë një kampionat shumë të mirë këtë sezon me Romën në Serie A. Në një prononcim të dhënë për mediat, së fundmi, mbrojtësi është shprehur edhe përsa I përket së ardhmes
"E ardhmja? Në këtë moment po mendoj vetëm që të bëj një sezon të mirë me skuadrën time. Trajneri është shumë I qartë dhe objektivi nuk është vetëm të shkojmë në Champions, por edhe të fitojmë një titull këtë vit. E gjithë vëmendja ime është përqendruar në këtë drejtim dhe më pas do të shohim në fundin e sezonit", ka thënë anglezi.
Kujojmë që Smallig është I huazuar nga Manchester United drejt Romës këtë sezon, ndërsa është një ndër lojtarët më kryesorë të ekipit të drejtuar nga Paulo Fonseca, tekniku I verdhekuqëve.