Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SERIE A

Chiesa – Pogba – Di Maria, Juventus mëson datat se kur rikthehen yjet

Shkruar nga NEWSPORT
Chiesa – Pogba – Di Maria, Juventus mëson datat se kur

Situata e dëmtimeve te Juventus nuk është e mirë pavarësisht se bardhezinjtë kanë të dubluar çdo pozitë. Cilësitë e Chiesa, Pogba dhe Di Maria shumë pak futbollistë i zotërojnë dhe mungesa e shërbimeve të tyre ka ndikuar në rezultatet e bardhezinjve. Raportet e fundit mjekësore zbulojnë kohën se kur do të kthehen në fushën e lojës lojtarët.

Di Maria do të jetë jashtë fushave për 20 ditë dhe do të rikthehet ne ndeshjen me PSG në Champions League dhe për derbin e Italisë ndaj Interit. Situata e dy të dëmtuarve të tjerë shihet me kujdes teksa Federico Chiesa përmirësohet ditë pas dite dhe sipas Gazzetta Dello Sport do të provohet në një miqësore pas ndeshjes së nesërme ndaj Torinos për të parë gjendjen e tij.

Në fund Paul Pogba, i cili vazhdon rehabilitimin me qëllimin për t’u rikthyer përpara Kupës së Botës. Te Juventusi besojnë se francezi do të jetë në gjendje të luajë 4-5 ndeshje përpara fillimit të Botërorit.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga