
Përpara fillimi të edicionit të ri të SERIA A, Chiellini ka folur ditën e sotme për mediat, duke thënë se në këtë sezon është rritur konkurenca në ligë.
"Për të fituar titullin do të na duhet të përballemi me Inter dhe Napoli pasi këto dy ekipe janë rritur vitet e fundit dhe qëndrojnë më lartë se të tjerët. Po krijohet një hendek midis tre të parëve dhe atyre që vijnë më poshtë, të paktën në letër por në fund do të flasi fusha. Ne jemi të vetmet ekipe që do të garojmë për fitimin e titullit", është shprehur mbrojtësi i Juventus ditën e sotme.
Kujtojmë që Juve e nis Seria në ndeshjen përball Parmës.
Poll