Armando Broja vijon të jetë një nga lojtarët më të përmendur në kampionatin anglez. Sulmuesi shqiptar bëri një performancë të shkëlqyer me Southampton, skuadër në të cilën ishte huazuar nga klubi i Chelsea-it.
Takimi i djeshëm kundër Liverpool që u humb 2-1 mund të ketë qenë i fundit për shtatlartin pasi trajneri Hasenhutl do t’i japë mundësi lojtarëve të tij që do t’i ketë në sezonin e ardhshëm.
Pikërisht për Brojën dhe Gallagher ka folur trajneri i Chelsea-it, Tuchel, që është shprehur se do ta kthejë shqiptarin te “Blutë e Londrës”. I impresionuar nga sezoni i Brojës, por edhe i Gallagher, ai ka thënë:
“Të dy këta lojtarë do të kthehen te Chelsea, sigurisht. Unë dua t’i kem ata në ndeshjet përgatitore për sezonin e ardhshëm. Atje do të vendosim përfundimisht edhe për të ardhmen e tyre. E gjitha do të varet nga Broja dhe Gallagher, sesi do të paraqiten në këto takime”.
Në këtë sezon, Broja ka arritur të shënojë plot 9 gola në kampionat dhe në Kupë me skuadrën e Southampton. Pritet me interes të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e tij, teksa klubet që kanë shfaqur interes janë të shumta.