
Kampionati shqiptar ishte parashikuar që të niste më 12 shtator. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur pasi Liga Profesioniste dhe klubet vendosën të bojkotonin sezonin e ri pasi kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave nga ana e Qeverisë. I ftuar në emisionin "Zona Gola", presidenti Safet Gjici është shprehur se takimi Rama-Duka ka qenë mjaft pozitive dhe pritet të zgjidhi ngërçin që skuadrat të zbresin në fushë.
Do të prisnit një trajner për rreth 3-4 vite që të krijonte një skuadër të fortë? "Ne kemi pritur 12 vite dhe jo 3-4 vite.
Deklarata e Ligës? "Liga ka mbledhjet e veta e të mblidhet kur të dojë. Kampionati do fillojë duhet të fillojë sa më shpejt. Bojkoti pa fund nuk mund të vazhdoj dhe unë e kam thën e them që jam kundër bojkotit e duhet të ulemi në tavolinë e ja ku jemi tani.
Takimi Duka-Rama? "Nuk ka rëndësi kush takohet, por Duka është presidenti i FSHF-së. Pak rëndësi se çfarë qëllimi ka pasur bojkoti. Unë kam qendër kundër bojkotit dhe nuk do merrem se për çfarë shërbeu ky bojkoti.
Çfarë prisnit ju të shkonte Koço Kokëkdhima të takonte Ramën. Me çfarë kam ddëgjuar nga Duka ky takim ka qenë pozitiv. Presidenti Duka ka qenë i qartë në atë që ka thën dhe ne duhet të presim edhe pak pasi nuk bëhen brenda ditës.
Takimi Rama-Duka nuk ishte sekretë dhe u publikua në media. Presidenti u shpreh se kishte folur për të zgjidhur problemet e Ligës dhe kishte marrë miratimin se këto çështje do të zgjidhen".
Pse nuk ishit ju ndërmjetës në këtë bojkot? "Unë jam president nderi te Kukësi dhe I kam lënë të tjetër ta bëjnë këtë punë. Kam qenë dakort për 4 kërkesat që Liga ka kërkuar, por nuk kam dashur që të kishim bojkot pasi vetëm tavolina zgjidh problemet. Dëgjova presidentin Duka që këto kërkesa do të zgjidhen nga Kryeministri Rama".
Nëse nuk fillon kampionati javën tjetër çfarë ndodh? "Nuk kam dëgjuar që ndeshjet e Kupës do të luhen me një takim pasi kam pasur angazhime si Kryetar Bashkie. Mendoj se kampionati duhet të nisi javën tjetër. Është humbje e madhe që të vazhdoj pa fund ky bojkot. Është dhënë një premtim nga Qeveria në takimin me Dukën për të zgjidhur problemet. Nuk është mirë të bëjnë shoë njerëz brenda ligës që nuk duan që ky bojkot të marri fund. Mendoj se pas takimit që është bërë mendoj se Qeveria do ta mbajë premtimin e dhënë".
Stadiumi i Kukësit? "E para Federata ka qenë gjithmon gati për pjesën e vetë që ta pagojë. Ne po kontaktojmë me Qeverinë për pjesën e vetë pasi Federata është gati të paguajë 50% e vetë. Në takimin e fundit që bëri Kryeministri shtoi edhe disa gjëra të tjera duke bërë disa ndryshime dhe është pak problemi me shpronësimet që janë afër stadiumit. Besoj se do të gjejmë një zgjidhje që stadiumi të përfundojë punimet".
Presion nga FSHF-ja nëse dilni kundër Ligës? "Unë nuk ha presione nga askush. Nuk ka pasur asnjë presion nga Federata nëse ne do të mbajmë qendrim ndryshe nga Liga. S'ka aspak lidhje Liga me punimet në stadiumin e Kukësit. Kukësi I mbështetë kërkesat e Ligës dhe kemi qenë kundër bojkotit që në fillim. Nuk mund të zgjidhet ato kërkesa me persona që kishte mandatuar për bisedime në tavolinë me Kryeministin. Presidenti i FSHF-së, ka takuar Ramën për të zgjidhur problemet e futbollit shqiptar pasi Liga nuk ësshtë e fortë si Ligat e tjera në Europë".
Objektivat e Kukësit? "Kemi një skuadër më të mirë se vjet dhe ata që janë afruar janë më të mirë se ata që janë larguar. Skuadra duhet parë në fushë dhe ne nuk lëvizim nga objektivi jonë që është gjithmonë titulli kampion. Data për hapjen e stadiumit? Data nuk mund të jap pasi ishte parashikuar që të hapej në shtator".