Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

ÇËSHTJA XHAKA! Roma nuk bind, e ardhmja e Granitit mund të jetë te...

Shkruar nga NEWSPORT
ÇËSHTJA XHAKA! Roma nuk bind, e ardhmja e Granitit mund të

E ardhmja e Granit Xhakës ka marrë një kthesë të papritur.

Mesfushori zvicerian ishte shumë afër firmës me Romën, por duket se oferta e italianëve nuk bind Arsenalin. Sipas mediave britanike,

Roma ka ofruar vetëm 15 milionë euro plus bonuse që mund të kapin totalin e 18 milionë eurove, gjithsesi, "londinezët" nuk heqin dorë nga kërkesa e tyre.

Arsenal kërkon 20 milionë euro për kartonin e 28-vjeçarit, i blerë nga Borusia Mynshengladbah në vitin 2016 për shifrën e 45 milionë eurove.

Që prej asaj kohe, Xhaka ka luajtur në 161 sfida me Arsenalin, duke realizuar 9 gola dhe dhënë shumë asiste për shokët e skuadrës.

Trajneri i ri i Romës, Zhose Murinjo e shikon si përforcimin ideal për ekipin e tij, duke e vlerësuar tej mase futbollistin me origjinë shqiptare, por që përfaqëson Zvicrën në nivel kombëtaresh.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga