
Një nga çështjet më të nxehta në shtëpinë e Partizanit ëshët gjetja e një trajneri të ri. Largimi i Sormanit erdhi në mënyrë të papritur, çka trazoi jo pak ''ujërat'' në kampin e kuq. Drejtuesit po mendojnë për zëvëndësuesin, ku më i përfoluri është Ilir Daja. Gjithsesi, një mundësi shumë e mirë është edhe Mirel Josa.
Josa e njeh mjaft mirë kampionatin shqiptar, pasi ka qënë më parë trajner i Tiranës dhe Skënderbeut. Bëhet fjalë për një hipotezë e cila ''merr jetë'' nëse nuk shkojnë siç duhet tratativat me trajnerin e korçarëve, Daja. Se si do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.
Poll