
Juventus është duke menduar që verën e ardhshme të shkëmbejë argjentinasin Paulo Dybala me Antoine Griezmann të Barcelonës. Mediet në Itali shkruajnë se francezi I katalanasve është një dëshirë e trajnerit Pirlo, teksa çelësi për të shkuar deri te ai është sulmuesi bardhezi.
Nga ana tjetër, largimi I Messit në fundin e këtij sezoni do t'I hapte punë Barcelonës që te Dybala sheh lojtarin e ngjashëm me "Pleshtin". Nisur nga rrethanat, në heshtje është duke u punuar për një shkëmbim të tillë, me të dyja palët që do të ishin të kënaqura. Rinovimi I Dybalas po vonon, teksa bardhezinjtë janë duke menduar realisht një plan shkëmbimi.
Poll