
Antonio Cassano është rikthyer sërish kritik ndaj skuadrave italiane dhe futbollit italian. Sipas tij edhe pse Italia po i gëzohet fakti që në gjysmëfinalet e Chamions League ka skuadrat e saj, përsëri mbetet mbrapa vendeve të tjera.
Cassano këmbëngul se futbolli italian është minimumi 15 vite pas tjerëve në Europë, ndërsa shton se futbolli portugez e ai holandez po rriten me ritme të shpejta.
“Më duhet të them e futbolli italian është shumë pas tjerëve, besoj se jemi të paktën 15 vite mbrapa. Për mua është thjesht çështje fati që ka aq shumë skuadra italiane në Europë. Unë shoh që në këtë moment po rritet shumë futbolli në Portugali dhe Holandë, AZ Alkmaar ka fituar Youth League dhe kjo është një tregues.
Këtu në Itali nuk ndalen asnjëherë polemikat, iu pëlqen të merren me to. Shembulli konkret është Juventusi, janë minus 18 pikë nga Napoli i vendit të parë dhe ende dëgjoj trajnerin e tyre të thotë se fajin e ka penalizimi i pikëve”, përfundoi Cassano.