Interi do të udhëtojë në Portugali për të sfiduar Benfican në çerekfinalen e parë të Champions League, takim që do të luhet ditën e nesërme duke nisur që nga ora 21:00.
Zikalëtrit nuk po kalojnë aspak një periudhë të mirë në kampionat. Por sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, pasi do të ketë edhe dy mungesa shumë të rëndësishme. Skriniar dhe Calhanoglu nuk kanë mundur të rikuperohen në kohë dhe kjo me shumë gjasa detyron Simone Inzaghin t’i besojë një fanelë titullari Kristjan Asllanit.
Dueli me skuadrën portugeze mund të jetë edhe shansi i artë për mesfushorin e kombëtares shqiptare për të bindur plotësisht Inzaghin se është i aftë të luajë edhe në ndeshje të rëndësishme.
Poll