Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

"Calhanoglu nuk është tradhtar", ish-drejtori i kuqezinjve: Ai donte të qëndronte, por Milani e largoi

Shkruar nga NEWSPORT
"Calhanoglu nuk është tradhtar", ish-drejtori i kuqezinjve:

Hakan Calhanoglu mori emërtimin “tradhtar” në verën e vitit 2021, kur turku u largua si lojtar i lirë nga Milani, për t’u transferuar te rivalët e përjetshëm të Interit. Tek këta të fundit, në këtë sezon futbollistik, turku është kthyer në një pikë kyçe.

Pas 2 vitesh e gjysmë, Calhanoglu vazhdon që të quhet “tradhtar” nga kuqezinjtë të cilët mendojnë se ai u largua për para. Te Interi, mesfushori turk përfiton 500 mijë euro më shumë. Për këtë temë ka folur edhe ish-drejtori sportiv i Milanit, Massimiliano Mirabelli. Ky i fundit është ai që e transferoi turkun te Milani në vitin 2017. Mirabelli arriti të “rrëmbente” turkun nga Bayer Leverkusen për 23 milionë euro.

“Milan duhej të luftonte për ta mbajtur Calhanoglun. Kuqezinjtë nuk duhej ta linin të ikte falas siç ndodhi me Donnarummën dhe Kessie. Tifozët e Milanit e admironin turkun. Ata mendojnë sot se ai i tradhtoi kuqezinjtë, por nuk është kështu.

Është Milani që nuk deshi ta mbante, nuk është Calhangolu që donte të largohej nga Milani. Ausilio e njihte shumë mirë dhe u tregua i zoti duke e marrë te Interi”, është shprehur ish-drejtori sportiv i “Djallit”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga