
Në një artikull të publikuar sot, nga "Calciomercato", mësohen interesimet e ekipeve të reja për futbollistët e Napolit. Interesimi i parë vjen nga Bayern Mynich-u për Faouzi Ghoulam për të cilin ende nuk është arritur marrëveshja. Vetë agjenti i lojtarit, që është vëllai i futbollistit, shpjegon për mediet italiane, se zyrtarizimi është drejt fundit, problem mbetet ende rroga e lojtarit.
Nga ana tjetër, skuadra bavareze ka shprehur interes për mbrojtësin e kombëtares, Elseid Hysaj, i cili sapo ka rinovuar me klubin e Lacios. Drejtuesit e klubit të Bayern-it kanë thënë se është një lojtar i ri dhe se pozicioni i tij lakohet, ndaj dhe kërkojnë me ngulm përfitimin e shërbimeve të 22-vjeçarit shkodran. Është lojtar me të ardhme dhe si i tillë është në vëzhgim të klubeve më të mëdha të momentit.
Të tjerë emra, që janë në listën e gjermanëve janë, Diawara, Rog, Zielinski, Pavoletti e Milik.
Për Diawara-n thuhet së është studiuar që kur ka qenë pjesë e Bolognas dhe është lojtar që ka kapacitet të lartë dhe që jep çdo gjë në fushën e blertë.
[gallery columns="1" size="full" ids="70369,70370"]