Bylisi udhëton në transfertën e vështirë të Laçit për të sfiduar vendasit, takim i vlefshëm për javën e 22-të të Abissnet Superiore. Ditën e nesërme duke nisur që nga ora 13:00 ballshiotët do të japin “shpirtin” në fushë për të siguruar fitoren.
Kjo edhe për vetë faktin që përpara një dueli mjaft të rëndësishëm dhe të vështirë skuadra nga Mallakastra është bërë “top”. 3 rikthimet të rëndësishme ngrohin “shpatullat” e Naxhi Shensoit.
Adili, Damçevski dhe Zguro që munguan ndaj Partizanit për arsye dëmtimesh, tashmë ndaj kurbinasve do të jenë gati për Shensoin. Gjithashtu edhe rikthimi i Trumçit nga pezullimi është një tjetër lajm pozitiv.
Në këtë mënryë alternativat për formacionin ndaj Laçit shtohen dhe tashmë i vetmi “hall” për teknikun e ballshiotëve është të vendosë se kë lojtarë do të hedhë në fushën e lojës.